Barcelona humbet shansin për të marr kreun, mundet nga Granada (VIDEO)
Barcelona humbet një mundësi të artë për të marrë kryesimin e renditjes 5 javë nga fundi i kampionatit dhe për t’u afruar me titullin kampion, pasi u mposht në mënyrë të befasishme 1-2 me përmbysje nga Granada në “Camp Nou”. Në minutën e 23-të ishte Antoinne Griezmann që lëshoi një pasim perfekt për Messin në zonë, aty ku ylli argjentinas nuk mund ta falte dhe arriti të shënojë golin e avantazhit për skuadrën katalane.
Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i mirë për Barçën, që i shkoi pranë golit të dytë me Griezmann dhe Sergi Roberton, por në të dy rastet goditjet përfunduan jashtë. Atë që nuk bënë katalanët, ia doli ta bëjë më së miri Darëin Machis në minutën e 63-të, që shfrytëzoi maksimalisht një krosim në zonë dhe lëshoi një goditje perfekte, duke mposhtur portierin dhe rikthyer baraspeshën.
Reagimi i Barçës ishte i vakët, ndërsa në minutën e 79, pas një zbritjeje të shpejtë të miqve, ishte Jorge Molina që mposhti për herë të dytë portierin gjerman Andres ter Stegen. Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Barcelona humbi një mundësi ideale për të marrë kreun e renditjes në kampionatin spanjoll.
KOHA JONË SONDAZH

