FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona kërkon të bëjë një shkëmbim të bujshëm me Atleticon

Antonie Griezmann nuk ka mundur që të tregojë ende vlerat e tij në dy sezone te skuadra e Barcelonës. Marrëdhënia jo e mirë me Leo Messin në fillim pati shumë ndikim, aq sa u fol edhe për një largim të parakohshëm.  Mediat spanjolle sjellin një skenar të bujshëm që mund të vihet në jetë gjatë merkatos së verës.

Barcelona dhe Atletico Madrid mund të futen sërish në negociata për një shkëmbin kokë më kokë ndërmjet Griezmann dhe Joao Felix. Dy lojtarët kanë një vlerë të njëjtë në tregun e transferimeve dhe është e vetmja mënyrë që mund të ndryshojë ekip, në këtë kohë krizë është thuajse e pamundur të blesh lojtarë të tillë me para kesh.

Në Madrid, Joao Felix nuk ka mundur të përshtatet si duhet dhe kjo lëvizje mund të jetë një zgjedhje për të dy futbollistët. Gjithsesi Atletico ka pretendime më të shumta edhe për shkak të diferencës në moshë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?