FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona “merr me të mira” Suarezin: Sot rivalë, por githmonë miq!

Luis Suarez nuk është një rival i zakonshëm për Barcelonën. Sulmuesi uruguaian luajti gjashtë sezone te skuadra katalane dhe la gjurmët e tij si një nga numrat “9” më të mirë, në mos më i miri, në historinë e klubit.

Uruguaiani luajti gjithsej 283 ndeshje dhe shënoi plot 195 gola për “blaugranat”, një shifër që e vendos atë në shkallë më të ulët të podiumit (vendi i tretë) sa u përket golashënuesve më të mirë të historisë së Barçës, pas Messit dhe César.

Këtë të shtunë do të jetë hera e parë që Suárez kthehet në “Camp Nou” i veshur me një fanellë tjetër dhe te Barça tashmë kanë filluar të përgatisin kthimin e uruguaianit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në llogarinë zyrtare të klubit katalanas, në twitter, u postua një mesazh mikpritjeje dhe vlerësimi për sulmuesin 34-vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne ishim shokë skuadre. Sot, rivalë. Por gjithmonë miq”, lexohet në mesazhin e Barcelonës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?