FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona merr vendimin për fatin e trajnerit Koeman

Ronald Koeman do të qëndrojë te Barcelona edhe në sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar media SER Catalunya, teksa zyrtarizimi pritet të bëhet ditën e premte.

Joan Laporta, president i klubit katalanas ka vendosur që ta konfirmojë strategun holandez deri në fund të kontratës së tij, e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Sipas mediave iberike, ai i ka bërë më dije Koeman që të luajë me një formacion më sulmues se sezoni aktual, në vendosjen 4-3-3. Te skuadra katalanase pritet të konfirmohet edhe Messi, ndërkohë që blerjet e reja, e kanë përforcuar edhe më shumë ekipin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?