Barcelona mund me “poker” Bilbaon dhe fiton Kupën e Mbretit (VIDEO)
Barcelona është fituese e Kupës së Mbretit për edicionin 2020-2021. Skuadra katalanase fitoi me lehtësi 4-0 në finalen kundër Athletic Bilbaos.
Ekipi bask rezistoi vetëm në 45 minutat e para. Në fillimin e fraksonit të dytë Griezmann gjeti golin në minutën e 60-të. Më pas ndeshja foli e gjitha për Barcelonën që do të gjente edhe tri gola të tjerë për 12 minuta
De Jong dyfishoi shifrat, ndërkohë që më pas do të ishte radha e Lionel Messit për të dërguar topin dy herë në kuadratin e portës. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

