Barcelona shpërthen ndaj arbitrit Marciniak: UEFA të hapë hetimet!

Pas përfundimit të gjysmëfinales së kthimit të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës, zhvilluar në “San Siro”, ka plasur polemika e fortë nga kampi katalanas ndaj arbitrit polak Szymon Marciniak.

Mesfushori Pedri reagoi ashpër, duke thënë: “Nuk është hera e parë që na ndodh kjo me këtë arbitër, UEFA duhet të nisë një hetim”.

Në të njëjtën linjë me Pedrin ishte edhe trajneri Hansi Flick, i cili akuzoi arbitrin se “në çdo vendim 50 me 50, zgjodhi gjithmonë në favor të Interit”. Protesta të forta erdhën edhe nga lojtarët e tjerë të Barcelonës, duke e bërë natën e “San Siros” një kor të vërtetë pakënaqësie ndaj Marciniak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Szymon Marciniak, i cili është vlerësuar si arbitri më i mirë në botë për dy vite radhazi, në vitin 2022 kur gjykoi finalen e Botërorit dhe në 2023 kur arbitroi finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Inter, është tashmë në qendër të kritikave për gjykimin e tij në këtë përballje vendimtare. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?