FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona shumë pranë transferimit të Sergio Agueros

Lionel Messi ka kërkuar garanci dhe një skuadër kompetitivë që të qëndrojë te Barcelona dhe përgjigja e drejtuesve ka qenë pozitive. Presidenti Laporta tashmë ka nisur planin për afrimin e sulmuesit argjentinas i cili do të vijë falas pas përfundimit të kontratës me Man. City.

Edhe pse 33 vjeç, te katalanasit ka besim se Aguero ka shumë për të dhënë sidomos me Messin në sulm ndërsa 258 golat në 388 ndeshje me Citizens japin siguri për shkëlqimin e lojtarit në “Camp Nou”.

Aguero aktualisht përfiton 12 milionë euro në vit me Man. City por sigurisht paga e tij do të jetë më e vogël te Barcelona, diku te 7-8 mln në vit dhe do të mbajë fanellën me numrin 9. Kujtojmë që skuadra katalase ka afruar po me kosto zero edhe mbrojtësin Eric Garcia nga skuadra e Manchester City-it.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?