Barcelona-Villareal në Miami, në ndeshjet e La Ligas shtohen protestat 15-sekondëshe

Tensionet në kampionatin spanjoll janë rritur ndjeshëm, pasi lojtarët e La Ligës kanë vazhduar protestën e tyre duke vënë në zbatim një vonesë 15-sekondëshe në fillim të çdo ndeshjeje, në shenjë pakënaqësie ndaj mungesës së transparencës për sfidën Villarreal–Barcelona, e planifikuar të zhvillohet në Miami më 20 dhjetor.

Sipas “El País”, protesta po merr përmasa më të mëdha, ndërsa marrëdhëniet mes La Ligës dhe sindikatës së lojtarëve (AFE) po bëhen gjithnjë e më të tensionuara. Liga, e cila është organizatore dhe sponsorizuese e ndeshjes jashtë Spanjës, ka paralajmëruar “pasoja të rënda” për klubet dhe futbollistët që do të vazhdojnë bojkotin.

Protestat u përsëritën në të gjitha ndeshjet e së shtunës, përfshirë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sevilla – Mallorca

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona – Girona

Villarreal – Betis

Atlético Madrid – Osasuna

Në transmetimet televizive të Movistar dhe DAZN, u vu re momenti simbolik kur lojtarët qëndronin të palëvizur përpara fillimit të lojës, ndërsa në ekran shfaqej mesazhi “Angazhim për paqen”, në aludim ndaj konflikteve të tanishme ndërkombëtare.

“El País” raporton gjithashtu për një letër të dërguar nga presidenti i La Ligës, Javier Tebas, drejtuar homologut të sindikatës David Aganzo, ku ai e cilëson këtë protestë si një formë të paligjshme grevë, duke theksuar se shkel rregullat mbi afatin e njoftimit paraprak dhe garancitë ligjore të përcaktuara për veprime të tilla.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?