Baroni bën një hap pas: Asllani mbetet lojtar i Torinos, ka sjellje të shkëlqyer

Torino përgatitet për transfertën e vështirë ndaj Atalantës, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Serie A, që do të luhet të shtunën në orën 20:45 në “New Balance Arena”. Në prag të sfidës, trajneri i “granatave”, Marco Baroni, doli në konferencë për shtyp, ku foli si për ndeshjen ashtu edhe për çështjet e merkatos.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua situatës së Kristjan Asllanit, për të cilin së fundmi janë shtuar zërat për një rikthim të mundshëm te Interi ose një huazim të ri që në janar.

Baroni u tregua i qartë: “Asllani është në konsideratë dhe ka qenë gjithmonë. Merkatoja është pjesë e sezonit, por nuk lejoj që mendja të shkojë diku tjetër përveç performancës në fushë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri vlerësoi edhe sjelljen e mesfushorit shqiptar, duke theksuar profesionalizmin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kristjan ka pasur gjithmonë një qëndrim shembullor dhe mbetet lojtar i Toros. Po punojmë bashkë për të përmirësuar disa aspekte. Kur nuk ka luajtur, ka qenë edhe çështje karakteristikash taktike”, shtoi Baroni, duke shpjeguar se në disa raste ka preferuar Ilkhan për dinamikën dhe dëshirën për t’u shfaqur.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?