Bartomeu i përgjigjet Arthur: Veprim i pakuptimtë, do hapim dosje ndaj tij!

Mesfushori i ardhshëm i Juventus-it, Arthur, në ditët e kaluara nuk është paraqitur në qendrën stërvitore të skuadrës dhe, për rrjedhojë, shmangur edhe tamponin. Braziliani kishte vendosur të qëndronte në Brazil në pritje të fillonte aventura bardhezi, një vendim ky që nuk është pritur mirë nga Barcelona.

“Ajo që Arthur ka bërë është një mungesë respekti kundrejt shokëve të skuadrës. Nuk ka kuptim që një lojtar të vendosë të përjashtojë veten nga ekipi.

Është e pajustifikueshme dhe e pakuptimtë. Është një veprim i  papranueshëm, për këtë arsye kemi vendosur të hapim një dosje. Nuk ka asnjë argument për të justifikuar mungesën e tij.

Ka marrë në telefon dhe ka thënë: ‘Nuk kthehem, qëndroj në Brazil’. Vendimi ka qenë i tiji. Askush nuk i ka dhënë leje”, u shpreh numri një i katalanasve.

SHKARKO APP