Bayerni fiton duelin direkt ndaj Leipzig dhe afrohet me titullin kampion (VIDEO)
Bayerni di të fitojë edhe pa Lewandowskin. Skuadra e Flick triumfoi 0-1 ndaj Leipzig në “Red Bull Arena” duke hedhur një hap drejt titullit të 9-të radhazi.
Skuadra e drejtuar nga Julen Nagelsmann ishte e vetmja që po provonte të shkurorëzonte bavarezët dhe përballja direkte ditën e sotme ishte vendimtare për garën për titull.
Goretzka konkretizoi një aksion të bukur të Muller brenda zonës, duke i dhënë një sukses shumë të rëndësishëm me një goditje në hyrjet të zonës.
Me këtë fitore bavarezët shkuan në kuotën e 64 pikëve, 7 më tepër se Leipzig i vendit të dytë dhe kanë vënë një dorë mbi titull, kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në fund të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

