Bayern në garë për të tre trofe, Lahm: Të përmirësohemi ndaj Dortmund

Pas 120 minutave lojë për të siguruar me djersë kualifikimin në Kupën e Gjermanisë, ku portieri Neuer ndihmoi ekipin e tij të fitojë betejën me Bajer Lverkusen, Philipp Lahm nuk humbet kohë por këshillon skuadrën që të nisë të mendojë për gjysmëfinalen me Borussia Dortmund. – “Gjëja më e mirë është se do të luajmë në shtëpi përpara tifozëve tanë. Nuk mund ta them që tani se çfarë ndeshje pritet pasi deri atëherë kemi takime të tjera, por në përballjen e fundit treguam se mund ta mposhtim Dortmund. Megjithatë është e domosdoshme që të përmirësohemi në raport me takimin e të shtunës,” – theksoi Lahm. Bayerni përballë Dortmundit. Për kapitenin e bavarezëve a është kjo finalja që të gjithë prisnin? – “Nuk mund ta them sepse do të ishte e padrejtë për Wolfsburgun, që momentalisht ndodhet i dyti në Bundesligë. Në çdo rast, shorti duhet pranuar dhe pa dyshim që ne si gjithmonë do të kërkojmë fitoren”. Benatia është lojtari i radhës që i shtohet infermierisë së Bayernit, duke shtuar kështu edhe më shumë dhimbjet e kokës për Guardiolën. Lahm u pyet në fund se sa alarmante është situata dhe si mund ta përballojë skuadra. – “Pavarësisht dëmtimeve, të gjithë do të japim maksimumin për skuadrën dhe do të punojmë shumë për të fituar çdo ndeshje. Këtë gjë kemi bërë deri më sot dhe kështu do të vazhdojmë”. Bayern është në garë për të tretë trofe, ndërkohë që titulli kampion duket më i sigurtë dhe thjesht çëshjte matematikore. Champions League është objektivi kryesor i bavarezëve, ndërsa Kupa e Gjermanisë konsiderohet si “qershia mbi tortë”. Dy sezone më parë, kur Pep Guardiola mori drejtimin e këtij ekipi, Bayern sapo i kishte fituar të tre këto trofe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?