Bayerni fiton super duelin ndaj Dortmundit dhe mbetet në krye të Bundesliga-s

Bayern Munich vazhdon serinë e fitoreve në Bundesligë, duke mbetur në krye të renditjes me pikë të plota. Në sfidën e shumëpritur ndaj Borussia Dortmund në “Allianz Arena”, skuadra e trajnerit Vincent Kompany arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-1.

Golin e parë për bavarezët e shënoi Harry Kane në minutën e 22-të, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Në pjesën e dytë, Michael Olise vulosi fitoren me një tjetër gol në minutën e 79-të, duke siguruar tri pikë të vlefshme për Bayern-in.

Megjithëse Julian Brandt ngushtoi diferencën për Dortmundin në minutën e 84-t, reagimi i verdhezinjve erdhi tepër vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, Bayern Munich konfirmon formën e shkëlqyer dhe pozicionin e parë në renditje, ndërsa Borussia Dortmund mbetet pas në garën për titull.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?