Bayerni ndalet ndaj Union Berlin, Rashica nuk i mjafton Werder-it ndaj Leizpig (VIDEO)
Bayern Munich nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Union Berlin duke lënë gjithçka të hapur për titullin. Skuadra e Flick me mungesa të shumta e pati të vështirë për të zhbllokuar rezultatin. Në minutën e 68-të, Jamal Musiala me një lëvizje të zgjuar brenda zonës e dërgoi topin në kuadrat.
4 minuta nga fundi i sfidës pas një nisje të shpejt të rivënies anësore, Marcus Ingvartsen arriti që të realizonte në portën e Neuer. Nga kjo ndalesë e Bayernit, përfitoi Leipzig, që shkatërroi 4-1 Werder Bremenin. Dy gola të Sorloth dhe një nga Olmo e Sabitzer ishin protagonistët te miqtë, ndërkohë që për Ëerderin shënoi Milot Rashica nga pika e bardhë. Leizpig renditet në vendin e dytë me 60 pikë, 5 më pak se Bayerni.
KOHA JONË SONDAZH

