Bayerni një “makineri perfekte”, barazon rekordin e Milanit të Capellos
Bayern Munich është kthyer në një skuadër të frikshme, që po dominojnë futbollin europian me një efikasitet thuajse perfekt. Nën drejtimin e Vincent Kompany, bavarezët kanë fituar 13 ndeshje në 13 të luajtura, duke shënuar 47 gola dhe pësuar vetëm 9, shifra që flasin për një makineri që funksionon në mënyrë ideale.
Pavarësisht se është një skuadër plot me yje, sekreti i suksesit nuk qëndron vetëm te emrat, por te mënyra se si Kompany ka arritur të ndërtojë një mekanizëm perfekt, ku çdo lojtar luan rolin e tij me saktësi të jashtëzakonshme – një Bayern që funksionon si orë zvicerane, duke rikthyer dominimin e dikurshëm në Bundesliga dhe Europë.
Forma aktuale e gjigantëve gjermanë rikujton rekordin e famshëm të Milanit të Fabio Capello-s në sezonin 1992/93, kur kuqezinjtë nisën kampionatin me të njëjtën seri fitoresh radhazi. Edhe Bayern po ndjek të njëjtin ritëm, duke shkatërruar rivalët me rezultate të thella si 6-0 ndaj Leipzigut, 5-0 ndaj Hamburgut dhe 4-0 ndaj Ëerder Bremenit.
Në aspektin taktik, Kompany i ka qëndruar besnik sistemit klasik me katër mbrojtës dhe një qendërsulmues të vetëm, ku Harry Kane është në një formë të jashtëzakonshme, duke udhëhequr ofensivën me efikasitet të lartë.
Në mbrojtje, trajneri belg ka luksin të zgjedhë mes lojtarëve si Upamecano, Kim, Davies dhe Tah, ndërsa Kimmich dhe Goretzka mbajnë nën kontroll mesfushën. Në fazën sulmuese, Olise, Luis Díaz, Gnabry dhe talenti 17-vjeçar Lennart Karl po tregojnë se Bayern jo vetëm ka një të tashme të fortë, por edhe një të ardhme premtuese.
KOHA JONË SONDAZH

