Bayerni parakalon Barcelonën për mesfushorin e Liverpoolit
Georginio Wijnaldum nuk ka mundur që të përshtatet me skuadrën e Liverpoolit, teksa gjatë kësaj vere pritet të nisë një aventurë të re në një kampionat tjetër. Ai ndiqet prej kohësh nga Barcelona, por në orët e fundit kanali gjerman “Sport 1” bën me dije se ka nisur bisedimet në lidhje me një kalim të mundshëm në Bundesligë.
Preferenca e tij sigurisht mbetet Bayerni, një ekip që pritet të bëjë ndryshime të shumta në verë. Strategu i sapoemëruar Nagelsmann, është një fans i madh i lojës së tij.
Wijnaldum do të transferohet me kosto zero, teksa do të largohet nga Prmemier League pas 6 sezonesh, atje ku shkëlqeu më shumë me ekipin e Neëcastle. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

