FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni shtyn festën e titullit, Dortmundi i falet Haaland ndaj Wolfsburg (VIDEO)

Bayern Munchen humbi 2-1 në fushën e Mainz, por nesër mund të shpallet kampion i Gjermanisë nëse Leipzig nuk fiton në fushën e vet kundër Stuttgart. Djemtë e Hansi Flick dështuan të marrin pikë në transfertën e sotme kundër një kundërshtari që po garon fort për të siguruar mbijetesën në Bundesligë.

Golat e Jonathan Burkardt dhe suedezit Robin Quaison i dhuruan triumfin dhe tre pikë qetësie Mainzit, ndërsa Bayerni me Lewandowskin shwnuan agolin e vetëm në minutat shtesë. Dortmundi ia doli të fitojë 0-2 në fushën e Wolfsburg, duke iu afruar objektivit Champions League.

Erling Haaland realizoi nga një gol për pjesë dhe tani numëron 25 gola sezonalë në kampionat. Verdhezinjtë luajtën me dhjetë lojtarë prej minutës së 59-të, por zhvilluan një ndeshje të madhe dhe siguruan tre pikë fantastike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?