Bayerni tremb Interin, hidhet në sulm për yllin e mbrojtjes
Bayern Munich hidhet në sulm për Achraf Hakimin. Trajneri i ri i klubit gjerman, Nagelsmann ka vënë në krye të listës së dëshirave marokenin e Interit, protagonist i një sezoni super me fanellën zikaltër.
Lajmi jepet nga e përditshmja angleze Express, që hipotetizon një përballje të fortë të merkatos për anësorin e Interit. Hakimi në fakt është një objektiv edhe i Arsenalit që kërkon një zëvendësues për Hector Bellerin, në listën e largimeve dhe që kërkohet nga Barcelona, PSG, e Juventus.
Sipas mediave gjermane, Interi e vlerëson kartonin e ish lojtarit të Realit dhe Dortmundit, të paktën 50 milionë paund, rreth 58 milionë euro, një shifër shumë e lartë për Arsenalin, por që mund të përballohet nga Bayerni.
KOHA JONË SONDAZH

