Begaj, Pulaku dhe tani Godelli…me doping, apo kampionë?!
Kampion të vërtetë, apo të “falsifikuar”. Pas Romela Begaj, rezultojnë pozitiv në testet e para anti-doping edhe dy peshëngritës të tjerë, që morën medalje ari në garat e fundit ndërkombëtare. Daniel Godelli, i vetmi kampion bote në historinë e Shqipërisë, në dy-garësh, rezultoi pozitiv në testin e parë, ashtu sikurse Hysen Pulaku, që u shpall kampion Europe, pak ditë më parë. Të tre sportistët e peshëngritjes do t’i nënshtrohen analziave të dyta brenda këtij muaji dhe nëse rezultojnë se kanë përdorur doping, jo vetëm do t’iu hiqet titulli, por do të përjashtohen nga garat, ndoshta përjetësisht, si rast i përsëritur, Federata Shqiptare e Peshëngritjes rrezikon përfundimisht përjashtimin për një afat të gjatë kohor. Pulaku rezultoi me doping edhe në Lojërat Olimpike Londër 20212, duke u bërë objekt lajmi për mediat botërore, si një ndër sportistët e paktë që u kap me substanca të ndaluara, pa nisur mirë gara. Shqipëria u paralajmëruar atëherë, dhe pas ngjarjeve të fundit,paralajmërohet sërish nga Federaat Ndërkombëtare e Peshëngritjes se nuk do të ketë asnjë tolerim. Kreu i peshëngritjes shqiptare Elez Gjozaj, sikurse sportistët që kanë rezultuar pozitiv nga rezultatet e para, janë në pritje të analizave të dyta, me shpresë që të vërtetohet e kundërta…ajo që dihet është se nëse rezultojnë pozitiv, masat do të pasohen me një ndëshkim të rëndë për këtë sport dhe vetë sportistët.
KOHA JONË SONDAZH

