Benzema flet për rikthimin: Kisha emocione, më kishte munguar kombëtarja!

Didier Deschamps rikthehu sulmuesin Karim Benzema te përfaqësuesja e Francës pas 6 vitesh përjashtim dhe e hodhi nga minuta e parë në miqësoren ndaj Uellsit, e fituar me rezultatin e pastër 3-0 nga “gjelat”.

Sulmuesi i Realit të Madridit pati një mundësi të artë shënimi, por gaboi nga pika e penalltisë, ndërsa në fund të ndeshjes nuk i fshehu emocionet e rikthimit në përfaqësuesen franceze.

“Isha i mbushur me emocion, krenari, gëzim e dëshirë për të bërë mirë në fushë. Mund të shënoja, por futbolli është i tillë, ndaj rëndësi ka të krijohen raste dhe të fiton skuadra. Më kishte munguar shumë grumbullimi me kombëtaren dhe tani dua të tregoj sa vlej”, deklaroi futbollisti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi nuk u grumbullua te Franca për plot 6 vite, pas një historie shantazhi me fantazistin francez Valbuena, që detyroi trajnerin Deschamps të marrë vendimin drastik të përjashtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?