Berat Gjimshiti, gati rikthimi te Atalanta

Një sezon në Serinë B me Avellino-n për t’u konfirmuar në futbollin italian. Një shans i shfrytëzuar nga Berat Gjimshiti që të luante me vazhdimësi, por mbi të gjitha për të bindur Atalantën për potencialin e tij.

Pas paraqitjeve mjaft të mira në Serinë B, për mbrojtësin kuqezi projektohet rikthimi në elitën e futbollit italian. Drejtuesit e Atalantës u bindën për forcën e 24-vjeçarit dhe po planifikojnë ta rimarrin në skuadër për sezonin e ardhshëm, ku shpresojnë të luajnë edhe në Europë.

Konfirmimi erdhi nga trajneri i Avellino-s, Walter Novellino që shprehu dëshirën ta kishte mbrojtësin në dispozicion edhe për sezonin e ardhshëm, por theksoi se Gjimshiti do të rikthehet te Atalanta që zotëron edhe kartonin e lojtarit. Djaloshi nga Lugina e Preshevës ka luajtur 33 nga 39 ndeshjet e këtij sezoni në Serinë B dhe ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Avellino-s në objektivin e skuadrës për të arritur mbijetesën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rikthimin te Atalanta, Berat Gjimshiti duhet të luftojë për të siguruar besimin e trajnerit Gasperini, fillimisht për të mbetur pjesë e grupit dhe më pas për të synuar hapësira aktivizimi. Gjatë sezonit të kaluar, kur u transferua në merkaton e Janarit nga Zurich-u, Gjimshiti luajti vetëm tre ndeshje për bergamaskët në Serinë A, të gjitha në fundin e sezonit kur skuadra nuk kishte më objektiva.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?