FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Ëndërroj kualifikimin në Kupën e Botës me Shqipërinë!

Etrit Berisha, portier i SPAL-it në Serinë B, në një intervistë të gjatë për mediet italiane foli për “finalen” e sezonit dhe objektivin që ka skuadra e tij. “Gardiani” i portës sonë nuk harroi as Kombëtaren duke zbuluar ëndrrën për të luajtur një ditë në Kupën e Botës.

“Ne duam të fitojmë sa më shumë pikë për të kapur kreun e renditjes dhe luajtur “play off”. Kemi atë që duhet për t’u kthyer në Seria A. Kemi pasur shumë dëmtime dhe nuk kemi qenë në gjendje të mbajmë të njëjtin standard të performancës si në shtëpi, edhe jashtë. Gjithashtu kemi humbur besimin kur, pavarësisht lojës së mirë, disa rezultate nuk ishin të duhurat. Situata nuk ishte e lehtë për t’u menaxhuar. Gjithsesi, kemi akoma kohë për të rikuperuar.

Të jesh numri një nuk është e lehtë. Unë punoj shumë për të bërë ndryshimin në çdo ndeshje. Me kënaqësi e pranova sfidën e Serie B, sepse e njoh mirë këtë klub, edhe nëse nuk është e lehtë të zbresësh në kategori. Këtu ka ekipe të forta dhe është kënaqësi të përballesh me lojtarë të shkëlqyeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sinqerisht, nuk e di akoma. Ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare edhe për mua, por nuk kam folur ende për të ardhmen. Në fund të muajit tjetër do të di më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

A keni një ëndërr me Shqipërinë? Ne besojmë në mrekullinë e kualifikimit për Kupën e Botës tjetër. Kjo, sepse kemi një trajner me përvojë si Reja. Ai është i dashuruar me Ferrara dhe Spal, di gjithçka për këtë klub. Më pëlqen të flas shpesh me të”, deklaroi Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?