Besiktas dhuron spektakël, e feston titullin kampion me jaht në Bosfor (VIDEO)

Kemi parë shpesh herë skuadrat kampione që ta festojnë titullin kampion në rrugët e qyteteve në autobusë të hapur. Besiktas në Turqi ndërkohë ka pasur një tjetër plan.

Skuadra dhe pjesëtarët e stafit nuk kanë zgjedhur autobusin për të bërë paradën e zakonshme me titullin, por jahtin për të vozitur mes qytetit dhe i dhënë mundësinë akoma më shumë tifozëve për të festuar.

Qindra jahte që shoqëronin ekipin bllokuan trafikun e anijeve në Bosfor. Një festë dhe atmosferë e veçantë e titullit, që është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka fituar vëmendjen e të gjithëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?