Besnik Hasi: E refuzova një herë, por një ditë do ta drejtoj Kombëtaren Shqiptare
Besnik Hasi e kishte refuzuar postin e trajnerit të kombëtares para se Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) të arrinte një marrëveshje, me strategun italian, Gianni de Biassi, para eliminatoreve Brazil 2014. Pavarësisht refuzimit, trajneri aktual i ekipit të Anderlecht premton se do të jetë trajneri i Kombëtares Shqiptare, në të ardhmen. – “Dëshira ime është që në karrierë të drejtoj Shqipërinë. Nuk është se nuk e kisha këtë mundësi. Thjesht e refuzova, sepse drejtuesit e Anderlecht nuk më lejuan të largohesha, kur isha zëvendëstrajner. Gjithsesi, ka ende shumë kohë dhe shpresoj që aventurën një ditë ta bëj realitet edhe tek Shqipëria”,- ka deklaruar Hasi për “Nieuësblad.be”. Ish-mesfushori kosovar Besnik Hasi ka treguar arsyet pse e refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë në futboll. Hasi në fund të 2011 ishte shumë pranë stolit të Shqipërisë, por presidenti i klubit më të madh belg, Anderlecht, Roger Vanden Stock, e bindi atë që të mbetet në skuadrën që drejton aktualisht. Hasi, i cili ka luajtur me kombëtaren tonë disa vite më parë, tashmë 43-vjeç, ka firmosur kohët e fundit një kontratë të re trevjeçare si trajneri i parë i skuadrës më të famshme në histori të futbollit belg. Ndoshta, pas Europainit Francë 2016, kur De Biazi të mos jetë më në kontratë me kuqezinnjtë, do të jetë radha e Hasit, që mund t’i jap fund edhe mbretërimit 14-vjeçar të trajnerëve të huaj që kanë drejtuar Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

