FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bilanc lufte në festën e titullit të Atleticos, 14 të plagosur dhe 1 humbje jete

Atletico Madrid fitoi në ditën e fundit të kampionatit titullin kampion në Spanjë, teksa triumfoi ndaj Valladolid në transfertë me rezultatin 1-2. Mijëra tifozë të colchoneros dolën në sheshin kryesor të Madridit për te festuar. Sigurisht, masat anti-koronavirus u injoruan në masë dhe policia edhe pse bënte thirrje të herëpashershme për t’i shpërndarë.

Atmosfera elektrizuese, solli edhe një fatkeqësi të madhe për një djalosh vetëm 14-vjeçar. Teksa ishte në makinë me familjen, djaloshi për të festuar nxori trupin jashtë dritares dhe u përplas në kolonën e një garazhi.

Përplasje fatale aq sa për të shmangur tragjedinë ishte e pamundur. Sakaq, në shesh gjatë festimeve rezultuan edhe 14 persona të plagosur prej arsyeve të ndryshme. Klubi i Atletico i shprehu ngushëllimet familjes së djaloshit që humbi jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?