Bledar Sinella, tranjeri i tretë që jep dorëheqjen nga Laçi

Bledar Sinella nuk është më trajner i Laçit. Tekniku kavajas dha sot dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës kurbinase.

“Panorama Sport”, shrkuan se vendimi për të ndërprerë bashkëpunimin me kurbinasit erdhi pas një takimi kokë më kokë mes trajnerit dhe presidentit Pashk Laska, i cili nuk është aspak i kënaqur me rezultatet e arritura sidomos në javët e fundit.

Ky vendim i 40-vjeçarit vjen vetëm dy ditë para transfertës me Kukësin, e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj lëvizjeje befasuese të presidentit Laska, te Laç presin kthimin e Stavri Nicës, një emër i njohur në futbollit shqiptar e sidomos në kampin kurbinas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bledar Sinella është ishte trajneri i tretë që largohet nga Laçi para se të mbyllet kampionati. Sezonin nisi më brazilianin Marçelo Troisi, i cili rezistoi deri në fillim të tetorit, për t’ia lënë vendin përkohësisht Ramadan Ndreut. Në fillim të janarit drejtimin e skuadrës e mori Sinella, i cili detyrohet të largohet gjashtë javë para fundit.

Laçi është një nga skuadrat më të rrezikuara për ta shoqëruar Korabin në Kategorinë e Parë. Por, sikur të mos mjaftonte vendi i parafundit në renditje, ekipi bardhezi tashmë duhet të bëjë llogaritë edhe me këtë situatë të papritur pas largimit të trajnerit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?