Bodo/Glimt-Juventus, Spalletti rikthehet te Openda në të ftohtin norvegjez
Nga profili X i Juventusit vijnë pamjet e Aspmyra Stadion, ku fusha e lojës është pa dëborë. Ndeshja mes Bodo/Glimt dhe Juventusit do të luhet në orën 21:00 me një temperaturë polare, pak nën zero.
Ndeshja nuk luhet në 18:45 për shkak të angazhimit tjetër të Bodo-s kundër City-t në atë orar. Gjithashtu, rregullorja kufizon ndeshjet e hershme për skuadër, ndërsa edhe televizionet italiane preferojnë transmetimet e mbrëmjes. Përjashtim bëjnë vetëm kazakët e Kairat për arsye të diferencës orare.
Trajneri i Bodo/Glimt, Knutsen, pritet të luajë me modulin 4-3-3: Haikin; Sjovold, Bjortuft, Aleesami, Bjorkan; Fet, Berg, Evjen; Auklend, Hogh, Hauge. Nga ana tjetër, Spalletti i Juventusit do të përgjigjet me skemën 3-4-2-1, ku rikthehen Joao Mario dhe Openda. Formacioni i mundshëm: Perin; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; Joao Mario, Locatelli, Adzic, Cambiaso; Conceiçao, McKennie; Openda.
Drejtues i ndeshjes së ditës së 5-të të fazës së kampionatit të Ligës së Kampionëve do të jetë holandezi Danny Makkelie. Asistentët e tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries, ndërsa zyrtari i katërt Allard Lindhout. Në dhomën VAR do të jetë belgu Bram Van Driessche, i ndihmuar nga spanjolli Guillermo Cuadra Fernandez (AVAR).
KOHA JONË SONDAZH

