Bogdanov ngujohet në komisariat për të parë Serbi – Uells

Federata Serbe e Futbollit dhe autoritetet përgjegjëse për ruajtjen e rendit në Serbi duket se kanë zënë mend në lidhje me prezencën e tifozëve huliganë gjatë ndeshjeve të ekipit kombëtar.

Në takimin e mbrëmjes së sotme mes Serbisë dhe Uellsit në Beograd, i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”, nuk do të lejohet të jetë i pranishëm në stadium asnjë tifoz që ka precendentë në polici për sjellje të dhunshme gjatë ndeshjeve të futbollit.

Një prej tyre i përfshirë në listën e të ndaluarve është huligani i njohur Ivan Bogdanov. Ai fitoi famë në vitin 2010 me trazirat e shkaktuar në Genoa gjatë ndeshjes Itali-Serbi, ndërkohë që ishte një nga tifozët më problematikë edhe gjatë ndeshjes së 14 tetorit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë, pavarësisht se prej vitesh e ka të ndaluar të futet në stadium gjatë ndeshjeve të përfaqësueses së vendit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, gjatë orarit të ndeshjes Serbi-Uells, ai duhet të paraqitet në një prej komisariateve të policisë dhe duhet të qëndrojë aty derisa të përfundojë takimi. Në rast se Bogdanov nuk e bën diçka të tillë, atëherë për të do të lëshohet urdhër arresti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?