Bojkoti vijon në Superiore, Liga Profesioniste kërkon sponsor
Liga Profesioniste e Futbollit ka njoftuar se po kërkon një sponsor për emrin e saj, duke shtuar se e drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të Kategorisë Superiore dhe përfitime të tjera.
Në një njoftim për shtyp, Liga bën me dije se “shitja e të drejtave të emrit do të ketë afat vetëm për sezonin 2020-2021 me një çmim dysheme prej 10 milionë lekë”.
Çdo subjekt i interesuar duhet të paraqesë ofertën e tij, brenda datës 23 tetor 2020, ora 12.00, ose nëpërmjet adresës se emailit ligaprofesioniste@gmail.com.