Boksieri lezhjan, Jurgen Uldedaj fiton titullin botëror “WBO Champions” (VIDEO)
Jurgen Uldedaj është kampioni më i ri i boksit të versionit Cruiser në WBO. Dueli i zhvilluar në pallatin e sportit “Feti Borova” është fituar me pikë nga boksier lezhjan. Uldedaj u shpall unanimisht kampion nga të tre gjyqtarët me rezultatin 98-91.
Dy raundet e para ishin mjaft të mira për Jurgen Uldedaj, i cili ndoqi një strategji shumë të veçantë duke përdorur goditjes me të majtën dhe jo me të djathin që ka dhe grushtin më të fuqishëm. Argjentinasi ndërkohë e kishte të vështirë për të bërë goditje të pastra pasi Uldedaj mbrohej mjaft mirë. Në raundin e katërt boksieri lezhjan është dominues duke i shkaktuar një knck-doën pas një gjuajtje të ofortë, por Nikolas Leandro Arganaraz ka vazhduar ndeshjen, teksa në raundin e pestë i ka shkaktuar jo pak probleme boksierit shqiptar.
Raundi i 6-të ishte i barabartë, ndërkohë që në të shtatin Jurgen Uldedaj ishte më superior duke lëshuar goditje të forta përballë argjentinasit, i cili ka rezistuar mjaft mirë. Në raundet e fundit, Uldedaj ishte superior duke i dhënë disa goditje të forta, por Nikolas rezistoi mjaft mirë deri në fund.
Uldedaj prej tre vitesh stërvitet në gjermani me SES Boxing nga ku ka nisur karrierën si profesionist. Pas shumë duelesh në Europë, boksieri lezhian fitoi titullin kampion përpara publikut të tij duke e çuar në 10 numrin e fitoreve në po kaq ndeshje si profesionist atje ku nuk njeh asnjë humbje.
Montela
98 91
Jose Martinez
98 91
Peter Adam
98 91