Bomba përhapi panik tek gjermanët, gjesti i veçantë i tifozëve të Monakos (Video)
Ndeshja mes Dortmund dhe Monakos u ndërpre për shkak të ngjarje të pazakontë pasi një bombë rrezikoi jetën e futbollistëve të klubit gjerman teksa kalonin në rrugë për të shkuar drejt stadiumit.
Përpos panikut të përhapur, nga ana e tifozërisë mike të Monakos ka ardhur një gjest kuptimplotë dhe mbështetës për atë çka kishte ndodhur. Mbështetësit francez u ngritën në këmbë dhe së bashku kënduan në mbështetje të klubit gjerman.
Bomba shpërtheu 10 kilometra larg stadiumit dhe si pasojë futbollisti verdhezi Marc Bartra përfundoi në spital. Në kushte të tilla ishte e paimagjinueshme të luhej takimi dhe për këtë arsye është vendosur të zhvendoset nesër në orën 18:45.
KOHA JONË SONDAZH

