Bonera: Herët për të folur për titullin, Pioli na komplimentoi!

Trajneri i përkohshëm i Milanit, Daniele Bonera nuk nxitohet kur përmendet fjala titull në konferencën për shtyp pas fitores kundër Fiorentinës. Zëvendësuesi i Piolit, analizoi formën fantastike të kuqezinjve.

“Në fund të ndeshjes kemi folur me kamera me Piolin dhe na komplimentoi. Ai është trajneri i këtij grupi, jemi me të vërtetë të kënaqur për këto rezultate.

Tonali? Është duke u përfshirë më shumë, jemi të kënaqur me ndeshjen e tij sot. Duhej të kuptonte idetë e trajnerit, kaluan pak kohë por vlera e lojtarit nuk është vendosur kurrë në diskutim.

Titulli kampion? Duhet shumë kohë për të folur për titullin kampion, por dëshira për të qenë lart në renditje e dëshirojmë të gjithë. Nëse gabojmë bëhemi një skuadër me defekte, duhet të qëndrojmë lart në renditje dhe me këtë ritëm.

E ardhmja si trajner? Kam ende nevojë për kohë për ta bërë këtë punë. Jam i lumtur që bashkëpunoj me Piolin dhe stafin e tij, është një person i madh dhe një trajner i madh”, deklaroi Bonera.

SHKARKO APP