Bonuccin e duan në Angli, klubi kampion ofron 55 milionë euro
Tre skuadra angleze në ndjekje të Leonardo Bonuccit. E ardhmja e mbrojtësit të Juventusit, pas humbjes së finales së Champions League, mbetet në dilemë.
Sipas mediave britanike tre janë skudrat që janë vënë në ndjekje të mbrojtësit 30-vjeçar. Manchester City një kandidat i hershëm dhe United i Jose Mourinho, i gatshëm për ti besuar çelsat e rapartit të prapavijës. Chelsea gjithashtu e dëshiron Bonuccin.
Trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte, i njeh mirë aftësitë e futbollistit për shkak se ata kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin gjatë kohës kur tekniku toskan ishte pjesë e Juventusit.
Janë kampionët e Anglisë ata që kanë parqitur një ofertë konkrete; 55 milionë euro për kartonin e mbrojtësit, ndërsa për lojtarin pagë vjetore prej 7 milionë euorsh në sezon, 2 më shumë nga sa përfiton aktualisht me fanellën e bardhezinjve.
Vetë Bonucci në disa raste është shprehur mëse i bindur për të vazhduar aventurën e tij në Torino, por ngjarjet e fundit, ndoshta e kanë detyruar atë të ndryshojë mendje.
KOHA JONË SONDAZH

