Botërori i Futsallës/ Shqipëria humbet me “poker” ndaj Kazakistanit

Shqipëria e Futsallës e drejtuar nga trajneri Erind Resuli ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e parë kualifikuese, ndaj Kazakistanit, e vlefshme për raundin e dytë eliminator të Botërorit të Futsallës. Ndeshja e zhvilluar sot në orën 15:30, në pallatin e sportit “Multisport Hall-Piatra Neamt” Rumani, përfundoi me rezultatin 4-0.

 

Kuqezinjtë e Resulit kanë bërë një ndeshje të mirë ndaj kazakëve që janë një nga skuadrat më të forta në botë për këtë sport. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 (Akbalikov ‘5), ku kemi humbur 6 raste të mira për shënim dhe kemi goditur 1 herë shtyllën e portierit kundërshtar. Në pjesën e dytë përfaqësuesja e Kazakistanit në Futsall, ka arritur të shënojë edhe 3 herë me anë të Taynan ’25, Douglas Junior ’30, Tursagulov ’36.

Kombëtarja e filloi ndeshjen me këtë formacion: Cardoso Da Silva, Duio, Brahimi, Selmanaj, Halimi (C). Përfaqësuesja jonë në Futsall do të luaj ditën e nesërme ndaj vendasve të Rumanisë në orën 18:00 dhe ndeshja e fundit ndaj Holandës më datë 26 tetor ora 15:30.

SHKARKO APP