Botërori i Klubeve/ Botafogo fiton me Correa-n, Porto ndalet në barazim

Botafogo nis me fitore aventurën në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur 2-1 Seattle Sounders në debutimin e Joaquin Correa. Golat e Jair Cunha (28′) dhe Igor Jesus (44′) vendosën sfidën në pjesën e parë, ndërsa Roldan ngushtoi shifrat në minutën e 75′.

Në fund, brazilianët mbrojnë rezultatin dhe barazohen në krye të grupit me PSG, që më parë kishte fituar 4-0 ndaj Atletico Madridit.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Porto dhe Palmeiras ndajnë pikët në një 0-0 plot intensitet dhe spektakël. Shkëlqeu ylli i ri Estevão, por protagonistët absolutë ishin portierët Weverton dhe Claudio Ramos, me disa pritje vendimtare që ruajtën rezultatin e bardhë.

Të dyja ekipet mbeten në garë në grupin A, pas barazimit mes Inter Miami dhe Al-Ahly.

 

SHKARKO APP