Botërori i Klubeve/ PSG shkatërron me “poker” Atletico Madridin

Në hapjen e Grupit B të Botërorit për Klube, në një sfidë të zhvilluar në “Rose Bowl Stadium” të Pasadenës, Paris Saint-Germain ka dhuruar spektakël, duke mundur bindshëm me rezultatin 4-0 Atletico Madridin.
Kampionët në fuqi të Evropës zhbllokuan rezultatin në minutën e 19-të me një gol të Fabian Ruiz, ndërsa në fillim të pjesës së dytë (46’) Vitinha dyfishoi shifrat pas një tjetër asist të Kvaratskhelias, që regjistroi dy pasime vendimtare në ndeshje.
Atletico Madrid mbeti me një lojtar më pak në minutën e 77-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të Lenglet, dhe PSG përfitoi duke mbyllur llogaritë me golat e Mayulu në minutën e 87-të dhe Kang-in Lee nga pika e bardhë në minutën e 97-të.
PSG merr tre pikët e para në grup dhe konfirmon formën e shkëlqyer, ndërsa Atletico Madrid nis keq aventurën në këtë turne elitar.