Botërori i Klubeve, Real Madridi dhe San Lorenzo në luftë për të “pushtuar” botën
Botërori i Klubeve do të përcaktojë sot mbretin e botës së futbollit, ku përballë njëra tjetrës do të jenë kampionët e dy kontinenteve që më së shumti lidhen me këtë sport, Real Madridi kampioni Europës, dhe San Lorenzo skuadra triumfuese në amerikën latine.
Galaktikët nisen me një marsh më shumë duke parë edhe formën aktuale që madrilenët po kalojnë, ku yje si Ronaldo, Bale, Rodriguez e Benzema po rezultojnë të papërmbajtshëm në shumë takime të zhvilluara, gjithsesi në finale të tilla ku çmimi i fitores është shumë i lartë nuk mund të parashikohet me qetësi skuadra fituese.
Argjentinasit e San Lorenzos nuk po kalojnë një periudhë të mirë në kampionat dhe kjo u pa edhe në gjysëm-finalen e botërorit ndaj Auckland City-t, ku goli i fitores ndaj neo-zelandezëve erdhi vetëm në shtesën e lojës pasi 90 minutat u mbyllën ën barazim 1-1.
Strategu i 10 herë kampionëve të Europës Carlo Ancelotti do të ketë në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, ku në mbrojtje me shumë gjasa do të aktivizohen Sergio Ramos dhe Pepe, ndërsa sulmi do ti besohet Ronaldos, Benzemas dhe Gareth Bale-t me Rodriguezin rekuperuar që do të sistemohet në të djathtë të mesfushës.
Kurse në krahun tjetër trajneri i skuadrës nga Buenos Aires do ti besojë eksperiencës së Mario Yepesit në mbrojtje, ndërkohë që ish – futbollisti i Catanias Barrientos do të lëvizë pas krahëve të dyshes sulmuese të përbërë nga Kauterucio dhe Gonzalo Veron.
Titulli për të cilin luhet është ndër më prestigjozët, kush triumfon sonte në mbrëmje në stadiumin e Marakeshit do të fitojë të drejtën për të qënë me meritë të plotë në majën e botës.
KOHA JONË SONDAZH

