FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brdaric: Dimë si ta mundim Teutën, kemi probleme me finalizimin!

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric doli këtë në konferencë për shtyp për të analizuar supersfidën e javës së 31-të, ndaj Teutës që do të luhet të hënën në orën 18:00 në Loro Boriçi. Strategu gjerman theksoi që kjo sfidë do t’i afrojë edhe më shumë me titullin kampion.

“E analizuam ndeshjen me Tiranën. Problemi ishte në finalizim, në zonën e rreptësisë, kishim mungesë përqendrimi dhe nuk iu përkushtuam shumë ndeshjen. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë, mbajmë topin më shumë, por kjo nuk mjafton. Nesër duhet të jemi më cinikë në lojë, të finalizojmë të gjitha rastet tona.

Të hënën është vetëm një hap në rrugën drejt titullit. Tashmë përballemi me një Teutë ndryshe, në krye të klasifikimit dhe ekip shumë i fortë, por dimë sesi t’i mundim ata, i kemi mposhtur dhe këtu. Nesër është ndeshje tjetër, tjetër kapitull. Mendoj se kemi aftësitë që nesër të fitojmë”, deklaroi Brdaric.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?