FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brdaric: E gjithë Shkodra me sytë nga ne, mendojmë për fitoren jo numrin e golave!

Tomas Brdaric beson ende te mrekullia në javën e fundit të kampionatit. Trajneri i Vllaznisë preferon të mos mendojë për numrin e golave që skuadra e tij mund t’i shënojë Laçit, por thjesht për fitoren.

“Ndaj Laçit është ndeshja finale e sezonit. Është java e fundit, për ne është si një ndeshje tjetër. Jemi komplet të fokusuar në këtë ndeshje. Do të jetë betejë në të gjitha fushat e Superiores. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja jonë.

Kur takimi të përfundojë, do shikojmë rivalët dhe të bëjmë llogaritë për sezonin. Për sa kohë sezoni nuk pa përfunduar, na lejoni të fokusohemi te kjo ndeshje. Është e rëndësishme jo vetëm për ne, por për të gjithë Shkodrën. I gjithë qyteti do t’i ketë sytë te ne. Kemi arritur objektiva, pjesëmarrjen në Europë. Nuk duhet të futemi në fushë, me idenë sa gola do të shënojmë por me idenë si do ta ftojmë ndeshjen. Laçi është një skuadër e fortë dhe ka një trajner të mirë. Të futemi në fushë për të luajtur futboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Të përqendrohemi te ndeshja më mirë. Vllaznia është në proces shitjeje dhe pronarët e rinj do të vendosin për të ardhmen. Të shikojmë çfarë do të ndodhë. Duhet të shikojmë gjërat pozitive nga ky sezon, pas këtyre ndeshjeve mund të flasim”, deklaroi Brdaric.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?