FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brdaric kritikon djalin e tij edhe pse debutoi me gol: Nuk e kuptova se si shkoi aty në atë zonë

Vllaznia triumfoi me rezultatin tenistik 6-0 ndaj Apolonisë në Fier, ndërsa trajneri Brdaric u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve dhe nuk ngurroi t’i falënderojë edhe në gjuhën shqipe për atë që dhanë në fushën e lojës.

“Ishte shumë e rëndësishme që pas asaj fitoreje ndaj Laçit, të bënim edhe hapin e radhës, që ishte suksesi ndaj Apolonisë. Ishte një ndeshje perfekte, ku gjithçka shkoi mirë dhe më duhet t’i them faleminderit skuadrës.

Ajo që po bën skuadra tani nuk është rastësore, pasi kemi punuar shumë për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe fakti që tani jemi në formë të mirë, është fryt i punës së bërë për muaj të tërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debutimi i djalit? Ne trajtojmë me profesionalizëm gjithçka dhe natyrisht që jam i kënaqur për debutimin e Tim, pasi bëri mirë. Sa i përket golit, natyrisht që jam i kënaqur, por detyra e tij është të rrijë në mbrojtje dhe nuk e kuptova se si shkoi aty në atë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nesër ne mbyllim plotësisht kapitullin Apolonia dhe fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës, duke trajtuar me respekt çdo kundërshtar, me synimin për të marrë maksimumin”, deklaroi Brdaric.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?