Bregu: Do të doja një ftesë në Kombëtare qoftë për miqësore!
Dejvi Bregu vijon të bëjë protagonistin te Teuta, pasi sot ka shënuar një tjetër gol me peshë, duke u dhënë tre pikët durrsakëve ndaj një rivali direkt për titull si Laçi.
“Do të doje një ftesë me Kombëtaren? Edhe në miqësore do të doja të isha me Kombëtaren, nuk e kam problem unë!
Rëndësia e golit? Duke parë rëndësinë e ndeshjes, ishin 3 pikë shumë të rëndësishme për ekipin tonë. Besoj se ky ishte goli më i bukur i karrierës sime. Ia dedikoj, dy presidentëve, ekipit, tifozëve, familjes dhe babait i cili e priste prej kohësh këtë.
Unë e kam thënë edhe hapur, që kur kam ardhur këtu kam pasur vështirësi, me mungesë ritmi. Unë e di shumë mirë se kush jam, dhe e di forcën time. Erdha në formë në një moment kur ekipit i duhem shumë.
Ne gjithmonë kemi besuar te titulli. Ia kemi ditur vlerat të gjithave. Në këtë fazë mendoj se jemi ekipi më i mirë. Ne kemi besuar nga fillimi, shpresoj të vazhdojmë kështu, pasi mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta mbyllur ne vendin e parë”, deklaroi Bregu.

KOHA JONË SONDAZH

