Bremer: Zgjodha Juventusin sepse dua të fitoj, Chiellini një idhull
Gleison Bremer u prezantua në konferencë për shtyp në Allianz Stadium si mbrojtësi i ri i Juventusit. Futbollisti brazilian shpjegoi dhe arsyet që e shtyn që të zgjidhte skuadrën torineze dhe jo Interin që ishte ekipi tjetër që kishte akord me të prej muajsh.
“Kam biseduar me menaxherin tim dhe me klube të ndryshme. Juventus-i ishte skuadra që më bëri më shumë përshtypje. Skuadra që ka fituar më shumë, që ka fituar gjithmonë.
Tifozët e Toros e morën keq. Por nëse do të kishin fëmijë që duan të synojnë diçka më të mirë, a do të thoshin jo? Mendoj se ishte një zgjedhje e mirë. Tani jam tek Juve, dua të fitoj. Të përmirësohem gjithmonë. Transferimi im te Juve ishte për këtë, skuadra është e njohur në mbarë botën. Ka edhe brazilianë, të luash këtu nuk është kurrë e lehtë, por më dha më shumë siguri të vija këtu.
Ndeshjet do të kenë rëndësi nga e hëna. Ne duam të kemi një ndeshje të mirë kundër Sassuolo-s. Titulli? Juventus synon të fitojë gjithmonë. Vitin e kaluar nuk isha këtu, por ne duam të ndryshojmë gjithçka”.
3 i Chiellnit? Para se të merrja këtë vendim, fola me të. Ai më dha disa këshilla, për mua ai është një idhull, mbrojtësi më i mirë italian, një i vërtetë. Kam folur me të. Ai më tha të mos ndikohem.
Unë jam mes më të mirëve në Itali, duhet të provoj, shumë, tani kaloj te një skemë me 4 mbrojtës dhe skuadrat e mëdha luajnë me 4. Do të jetë e vështirë, por do ta bëj. Bonucci? Ai është kapiten, ka qenë me Juventus-in për një kohë të gjatë. Ne po stërvitemi për t’u përmirësuar gjithnjë e më shumë”, deklaroi Bremer.