Broja nis stërvitjet me Evertonin, grumbullimi në Kombëtare …

Armando Broja ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe është rikthyer në fushë. Sulmuesi ka nisur të stërvitet rregullisht me Everton dhe synon që të rikthehet në formë, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Synimi i Brojës është rikuperimi i plotë dhe situata e tij, do të vlerësohet ditë pas dite. Në fotot e fundit që ka publikuar klubi nga stërvitje, duket Broja që stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.
Mbetet për t’u parë se kur ylli kuqezi do të aktivizohet nga David Moyes, me Evertonin që ka nevojë për lojtarin për pjesën e mbetur të sezonit. Grumbullimi me Kombëtaren duke i vështirë në këtë pikë, pasi ai ende nuk është rikuperuar plotësisht.