Buffon: Nuk krahasohem me Ronaldon, dua Championsin pastaj ‘Topin e Artë’
Gianluigi Buffon ishte dje pjesë e konferencës për shtyp para finales së Champions League që Juventus do të luajë nesër kundër Real Madrid. Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i kampionëve të Serisë A ka konfirmuar edhe një herë vlerësimin e tij për trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane.
“Gjithnjë ai është mësuar të fitojë. Shpresoj që nesër të humbë Zidane. Edhe nëse Juventus fiton Champions League-n, kjo gjë nuk do ta dëmtojë karrierën e madhe që ka Zidane si trajner. Nuk ka gjë më të bukur se të ngresh lart trofeun e Champions League e më pas të shkosh ta festosh atë me shokët e skuadrës. “Topi i Artë” mes meje dhe Cristiano Ronaldos? Mendoj se nuk mund të bëhen krahasime mes meje dhe Ronaldos. Ai është një sulmues dhe bie më shumë në sy. Sigurisht që do të ishte shumë bukur të fitoja “Topin e Artë”, por për momentin, ky është një objektiv dytësor, pasi tani dua të fitoj Championsin”, tha Buffon në konferencën për shtyp.
KOHA JONË SONDAZH

