Buffon: Vitet më kanë mësuar se si t’i gjejë energjitë për të rifilluar
“Vitet më kanë mësuar që njeriu gjithmonë duhet të gjejë energjinë e duhur në vetvete për të filluar përsëri, më i përqendruar se më parë”. Gianluigi Buffon ka dhënë përmes rrjeteve sociale një mesazh duke reflektuar në funksion të rifillimit të sezonit.
“Rezultatet që do të vijnë do të jenë produkt i angazhimit dhe punës sonë”, , shkroi portieri i Juventusit në llogarinë e tij në Instagram.
Portieri veteran, që u kthye në Torino verën e kaluar, pas sezonit me PSG, po përgatitet për rifillimin e futbollit italian. Skuadra torineze do ta rinisë aty ku e la, në “Allianz Stadium”, por këtë herë duke sfiduar Milanin për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.