Bundesliga/ Leverkusen turpërohet përballë Stuttgart
Java e 16-të e Bundesligës ka dhuruar surpriza, ku spikat disfata e rëndë e Bayer Leverkusen në shtëpi. “Aspirinat” u mposhtën 4-1 nga Stuttgart, në një ndeshje që u vendos që në pjesën e parë.
Miqtë zhvilluan një fraksion të parë perfekt, duke realizuar katër gola dhe duke lënë pa reagim vendasit. Leverkusen arriti vetëm të ngushtojë shifrat në pjesën e dytë, kur Alejandro Grimaldo shënoi nga pika e penalltisë, por pa ndryshuar fatin e takimit.
Falë këtij suksesi, Stuttgart ngjitet në kuotën e 29 pikëve, duke barazuar Leverkusenin në renditje. Dy skuadrat pozicionohen përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë, duke e bërë edhe më të fortë garën për zonën europiane.
Në ndeshjet e tjera të luajtura, Freiburg shfrytëzoi faktorin fushë dhe mposhti Hamburgun me rezultatin 2-1. Ndërkohë, dy përballje të tjera u mbyllën pa fitues, me Heidenheim–Köln dhe Union Berlin–Mainz që përfunduan në barazim 2-2.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, dy ndeshje të tjera të javës, Ëerder Bremen–Hoffenheim dhe St. Pauli–Leipzig, u shtynë për një datë tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

