FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Burim Kukeli: Vendi i tretë i arritshëm

Burim Kukeli në konfërencën për shtyp nga Turqia e shikon si opsion të arritshëm vendin e tretë.

“Jemi gati, mendoj se tani në lojë me Izraelin i vetmi shans është fitorja që t’i afrohemi vendit të tretë. Shpresoj që të jemi të gjithë gati për të marrë fitore. Pozicioni në fushë? Edhe në Europian kam luajtur qendërmbrojtës. Është një pozicion që di ta bëj sepse nuk ka shumë ndryshim me pozicionin tim. Është interesante për mua sepse asnjëherë nuk është vonë të mësosh gjëra”, u shpreh ai.

Kukeli nuk e pranon se pas europianit skuadra nuk arrin të gjejë motivim. Sipas tij, skuadra duhet të fokusohet te objektivat për të ecur përpara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk jemi të ngopur edhe pse arritja në Europian ishte një sukses shumë i madh. Cdo lojtar duhet të japë maksimumin për kombëtaren, por tashmë misioni bvëhet i vështirë dhe duhet të arrijmë vendin e tretë sepse për ne vlen shumë. Në futboll gjithçka është e mundur dhe këtë e kemi treguar me fitoren në Portugali. Do të mundohemi të bëjmë një hap përpara dhe nëse fitojmë në Izrael do të jemi në rrugën e duhur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?