FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushi: Është luks të përballesh me Francën, duhet të heqim emocionet

Menjëherë pas humbjes 3-0 të ndeshjes miqësore me Francën, trajneri i Shpresave, Alban Bushi, u ndal te gabimet e të tijve, por edhe te gjërat ku duhet të përmirësohemi. “Ekipi tregoi që ka forcë. Mendoj se me një ekipi si ai i Francës është luks të përballesh, sepse mësohesh me kundërshtarët e këtij kalibri. Me Estoninë do ta kemi më të lehtë. Duhet të luanim më shpejt. Nëse luan më shpejt mund të rrezikosh pak më shumë”, tha tekniku i kuqezinjve 21-vjeçarë.

Bushi e pranon që të besuarit e tij bënë gabime ndaj francezëve, por është optimist për vazhdimësinë, duke u shprehur: “Mendoj që ndeshja na shërbeu sepse pamë lojtarë që luanin për herën e parë me Shqipërinë. Janë fëmijë. Kam besim që do të bëjnë sezon të mirë. Ta mbajmë kokën lart, sepse e pati edhe gjëra të mira. Do mundohemi këtë javë, sepse edhe Estonia do të përpiqet të na godasë në goditje standarde. Ky ishte problemi i Shqipërisë. Qarkullimi i topit na mungoi disi, pasi dy lojtarët e sulmit dhe mesfushës qëndruan në linjë të drejtë. Me Estoninë do të bëjmë mirë. Të heqim dorë nga emocioni. Me Estoninë duhet maksimumi në fushë. Ka humbje që del me fytyrën lart dhe me fytyrën poshtë. Ne humbëm, por pamë gjëra të mira. Kishim edhe dëmtime në mbrojtje, si Bytyqi. Dhamë maksimumin dhe kemi shpresë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?