“Buzëqesh” Klopp, rikthehet nga dëmtimi sulmuesi i njohur
Më në fund ka lajme të mira edhe për Jurgen Klopp. Një prej risive më të bukura të “The Reds” në këtë edicion sulmuesi portugez Diogo Jota i transferuar te Liverpool nga Wolves në verë për 47 milionë euro, është shumë pranë rikuperimit të plotë nga dëmtimi.
Portugezi do të vijojë të stërvitet me ekipin gjatë javës, por stafi mjekësor nuk dëshiron që të rrezikojë shumë me të. Jota do të mungojë dhe në duelin e kësaj fundjave me Sheffield United, ndërkohë që më pas do të jetë i gatshëm për trajnerin Klopp duke filluar nga ndeshja kundër Chelsea, më 4 mars.
Diogo Jota arriti të shënojë nëntë gola në 17 ndeshje mes kampionatit dhe Championsit, duke ia vështirësuar zgjedhjet Klopp për sulmuesit titullar.