“Buzëqesh” Pirlo, De Ligt del negativ dhe grumbullohet ndaj Bolognës
Lajme të mira për Juventusin pas suksesit në Superkupën e Italisë. Andrea Pirlo do të ketë një forcë më shumë në mbrojtje për ndeshje e radhës në Serinë A kundër Bolognas. Bëhet fjalë për mbrojtësin holandez, Matthijs De Ligt, që më në fund është shëruar nga Koronavirusi.
21-vjeçari, sikurse e kërkon protokolli, ka kryer dy teste molekulare që fatmirësisht kanë dhënë rezultat negativ. Lojtari ka lënë izolimin dhe në orët e mbrëmjes i është bashkuar skuadrës në grumbullim.
De Ligt do të jetë në listën e të grumbulluarve për sfidën me Bolognan në “Allianz Stadium”, që do të zhvillohet në orën 12:30.